Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës mbi të ardhmen e Groenlandës u thelluan pas takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë Donald Trump, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, zëvendëspresidenti JD Vance, ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe përfaqësuesja e Groenlandës Vivian Motzfeld. Pas përfundimit të bisedimeve, Trump deklaroi se “nuk do të heqë dorë nga asnjë opsion”, duke nënvizuar ambicien e tij për kontrollin amerikan mbi ishullin strategjik.
Sipas Rasmussenit, diskutimet ishin “të hapura dhe konstruktive”, por palët mbetën thellësisht të ndara mbi mënyrën se si duhet garantuar siguria afatgjatë e Groenlandës. Ai theksoi se Danimarka mbështetet te marrëveshja e vitit 1951 dhe te kuadri i NATO, duke e quajtur të papranueshme çdo ide që cenon integritetin territorial dhe të drejtën e vetëvendosjes së banorëve të Groenlandës. Burime brenda delegacionit europian e përshkruan takimin si të vështirë, ndërsa toni i palës amerikane u konsiderua konfrontues.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Situata u përshkallëzua edhe nga deklaratat e Trump në rrjetin Truth Social, ku ai argumentoi se NATO do të ishte më efektive nëse Groenlanda do të ishte nën kontrollin e SHBA-ve, duke përmendur kërcënimin rus dhe kinez në Arktik. Rasmussen i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se shërbimet daneze të inteligjencës nuk kanë evidentuar prani kineze në ujërat përreth ishullit prej dekadash. Megjithatë, palët ranë dakord të krijojnë një grup pune në javët në vijim për të menaxhuar mospajtimet.
Ndërkohë, dimensioni ushtarak po merr peshë gjithnjë e më të madhe. Mediat gjermane raportojnë se Gjermania pritet të dërgojë 13 ushtarë në Groenlandë për të vlerësuar një kontribut të mundshëm në mbështetje të Danimarkës, ndërsa Franca, Suedia dhe Norvegjia do t’i bashkohen misionit për forcimin e sigurisë së ishullit. Në këtë klimë tensioni, Groenlanda po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një pikë kyçe të rivalitetit strategjik në Arktik.