Në shtëpinë e Big Brother VIP, Angelo dhe Flori diskutuan debatin e ashpër mes Brikena dhe Ina. Shkak u bënë akuzat e Inës, e cila pretendoi se Brikena kishte bërë ndërhyrje estetike dhe se çmimin “Miss Kosova” ia kishte blerë dashnori.
Angelo tregoi se nuk donte t’i jepte zë situatës, por theksoi se Brikena u prek shumë emocionalisht nga deklaratat. Sipas tij, ajo nisi të qajë, pasi është një vajzë me shumë sedër dhe fjalët e thëna e lënduan thellë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Nga ana e tij, Flori e cilësoi akuzën si shumë të rëndë dhe pranoi se situata kishte dalë jashtë kontrollit. Ai shtoi se nuk duhej lejuar që debate të tilla personale të thelloheshin dhe e pranoi se edhe vetë kishte tepruar në reagim.