E kishte ndjere vd*kjen, dhe u mundua të….! Merret h*ku i Roan Brahimit? Zbulohet Porosia e Dubait: Ja pse duhej te vr*tej Renato Hoxhaj

Një person nga Tropojë është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë. I ndaluari, Eris Mehmetaj, merrej me shitje pronash dhe njihej si mik i Roan Brahimi, i ekzekutuar në Greqi në maj 2024.

Sipas hetimeve të Policisë së Vlorës, Mehmetaj dyshohet se i ka dorëzuar autorit automjetin e përdorur në krim, të cilit i ishin ndërruar edhe targat. Gjatë arrestimit iu sekuestrua një celular, ku janë gjetur të dhëna të vlefshme hetimore, ndërsa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal që vepron nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ngjarja ndodhi më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku 58-vjeçari u gjet i ekzekutuar me katër plumba pranë banesës së tij. Edhe pse kishte instaluar kamera sigurie nga frika e një sulmi, Hoxhaj nuk kishte raportuar shqetësime në polici, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e ekzekutorit dhe zbardhjen e plotë të motivit të krimit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment