Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Dalin detajet e renda

Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë lumit Shkumbin, ku dy fëmijë të mitur, 7 dhe 9 vjeç, humbën jetën teksa laheshin pranë një hidrocentrali, në një segment të rrezikshëm të lumit. Sipas dëshmive, fëmijët ndodheshin aty bashkë me nënën e tyre për të kullotur bagëtitë, kur në vapën e ditës u futën në ujë, pa e ditur rrezikun që fshihej nën sipërfaqe.

Në zonë ishte krijuar një gropë e thellë pas ndërtimit të një prite, ku uji duket i qetë, por ka rrymë të fortë. Një i afërm i familjes tregoi se tentoi t’u jepte ndihmën e parë, por pa sukses, ndërsa fëmijët u nxorën nga uji nga punonjës të hidrocentralit dhe policia. Prindërit ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike, të shkatërruar nga dhimbja, ndërsa komuniteti lokal është në zi.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, duke ngritur edhe shqetësimin për mungesën e sinjalizimit dhe masave të sigurisë në zona të tilla të rrezikshme pranë lumenjve dhe digave.

Leave a comment