Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër dinamikë diskutimi në studion e Big Brother VIP Albania, teksa ajo zëvendësonte Arbër Hajdari.Tema e mbrëmjes u fokusua te familja dhe burrat e martuar që zgjedhin të kenë marrëdhënie jashtëmartesore.Debati u shoqërua me batuta dhe replika ironike mes opinionistëve.
Gjatë diskutimit, Monika Kryemadhi u shpreh se “vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.
Kjo deklaratë u pasua nga reagimi i Ledjonit, i cili tha se “të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”.
Replika u interpretua si një referencë ironike ndaj Ilir Meta, ish-bashkëshortit të Kryemadhit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Monika Kryemadhi reagoi me të qeshura, duke shtuar vetëm “Do zoti”.
Meta dhe Kryemadhi, të martuar që prej vitit 1998 dhe prindër të tre fëmijëve, i dhanë fund martesës në vitin 2024.Aktualisht, Meta po përballet me drejtësinë, ndërsa ndaj Kryemadhit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.