Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Selin ka sqaruar arsyen pse ka qëndruar në krevat edhe pasi sfida kishte përfunduar. Ajo u shpreh se e bëri qëllimisht, në mënyrë që ata që e kishin komentuar më herët të përjetonin të njëjtën situatë, duke shtuar me humor se nëse do të ketë hyrje të reja, do të zhvendoset tek Anxhelo.
Nga ana tjetër, Miri vazhdoi bisedën me batuta dhe ironi, duke i thënë Selinit se ajo “ka mbaruar punë” dhe se do të largohet së shpejti, ndërsa situata e fjetjes u kthye në një shkëmbim shakaje mes tyre. Biseda u mbyll me tone lozonjare, teksa Selin insistoi se Lore nuk do të largohet dhe se Miri po nxiton pa arsye.