Emisioni Fiks Fare ka denoncuar historinë e dy grave që pretendojnë se janë shantazhuar dhe detyruar për vite me radhë të kryenin marrëdhënie seksuale në grup, nën presion dhe kërcënime psikologjike nga një burrë që për njërën ishte bashkëshort dhe për tjetrën dashnor.
Në emision u publikua edhe një telefonatë mes dy grave, Miranda dhe Silvana, të cilat tregojnë frikën, ankthin dhe presionin e vazhdueshëm për takime në hotele, madje edhe kërkesën për të filmuar skena intime. Miranda shprehet se sot fajësohet nga ish-bashkëshorti për gjithë situatën, pavarësisht traumës së përjetuar.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Përveç kësaj, Miranda përballet edhe me një problem ligjor, pasi ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre të mitur. Ajo denoncon se përmbaruesi nuk po zbaton vendimin e gjykatës, ndërsa redaksia e “Fiks Fare” ka kërkuar zyrtarisht sqarime, pa marrë ende përgjigje.