Dy tërmete në Itali, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti u regjistruan paraditen e sotme në rajonin e Romagna, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena.Sipas Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), lëkundja e parë u regjistrua rreth orës 09:27 me magnitudë 4.3, me epiqendër pranë qytetit Russi, në një thellësi rreth 23 kilometra.

Vetëm dy minuta më vonë, në orën 09:29, u shënua një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër pranë Faenza. Lëkundjet u ndjenë edhe në Forlì, Cesena, Ravenna dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, shumë prej të cilëve dolën në rrugë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Autoritetet lokale, zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile Italiane konfirmuan se deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo objekte. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së Russi-t, Valentina Palli, bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se situata po monitorohet nga afër dhe se çdo masë sigurie po zbatohet me kujdes.

Leave a comment