Qarku i Elbasan vijon të përballet me mot të ftohtë dhe temperatura shumë të ulëta, të cilat në zonat malore kanë zbritur nën -10°C. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore dhe temperatura deri në -15°C, por rruga është pastruar dhe kriposur, duke lejuar qarkullim normal. Në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka dëborë, ndërsa kriposja vijon në pikat problematike.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Prurjet e Lumi Shkumbin dhe Zaranika janë ulur dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik. Nga HEC Banjë vijojnë shkarkimet prej 290 m³/sek, ndërsa me prodhimin shkarkimi total arrin 390 m³/sek; vendimi për vijimësinë pritet në orën 08:00. Sa i përket energjisë elektrike, OSHEE njofton se po punohet për zgjidhjen e defekteve në fiderin që furnizon Njësitë Administrative Tunjë, Kushovë dhe Skënderbegas në Bashkinë Gramsh. © Top Channel