Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshkallëzuar presionin ndaj Irani, duke njoftuar vendosjen e tarifave ndëshkuese për vendet e treta që vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Teheranin. Përmes një postimi në Truth Social, Trump bëri të ditur se çdo shtet që bën biznes me Iranin do të përballet me një tarifë 25% për çdo transaksion tregtar me SHBA-në, masë që hyn në fuqi menjëherë dhe pa negociata.
Ky vendim sinjalizon një ashpërsim të fortë të linjës amerikane, duke e zhvendosur peshën e sanksioneve edhe mbi aleatët dhe partnerët ekonomikë të Uashingtonit. Qëllimi, sipas analistëve, është izolimi maksimal i regjimit iranian dhe rritja e presionit ndërkombëtar, në një kohë kur në Iran vijojnë protesta të brendshme kundër pushtetit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Trump theksoi se vendimi është “përfundimtar dhe i pakthyeshëm”, pa hapësirë për përjashtime, ndërsa vëzhguesit vlerësojnë se deklarata i drejtohet veçanërisht vendeve si Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut, të cilat ruajnë lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me Teheranin. © BalkanWeb