Ish-kryebashkiaku i Partia Socialiste në Kavajë, Elvis Roshi, ka nisur publikisht fushatën në mbështetje të Partia Demokratike. Siç ishte paralajmëruar më herët, Roshi po angazhohet për të mbledhur vota për PD-në, për shkak të kandidimit në Qarkun e Tiranës të djalit të xhaxhait të tij, Elton Rroshi.
Ditën e sotme, Roshi ka shpërndarë posterin e fushatës së Rroshit, i cili kandidon nën siglën e PD-së dhe koalicionin Shqipëria Madhështore. Kujtohet se Elvis Roshi ishte socialisti i parë që theu bastionin e djathtë të Kavajës, ndërsa për vite me radhë ka qenë objekt akuzash dhe sulmesh nga PD-ja për afera dhe lidhje me krimin.