Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin se kryeministri Edi Rama po përgatit një plan për izolimin e SPAK. Përmes një postimi në Facebook, Ngjela i cilësoi këto lëvizje si të kota, duke theksuar se përpjekjet për të dobësuar Prokurorinë e Posaçme janë të destinuara të dështojnë.
Sipas tij, politikanët shqiptarë nuk mund ta “mposhtin” Amerikën dhe Rama duhet të marrë mësim nga historia, duke u larguar vetë nga politika. “Rama po kërkon të dobësojë SPAK, domethënë kërkon të ‘mundë’ Amerikën… Ka pasur shumë diktatorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar se është më mirë të ikësh pa pushtet sesa pa jetë”, shkruan Ngjela në reagimin e tij.