“Drejtësia nuk është e paanshme dhe as cilësore”, Berisha i përgjigjet Ramës: I quan injorantë prokurorët e gjyqtarët, duhet të ngrihemi

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të diel u shpreh se në Shqipëri nuk ka drejtësi të paanshme dhe as cilësore.

Berisha e cilësoi deklaratën si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë dhe tha se ajo përbën arsye që qytetarët të ngrihen në protesta për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Në reagimin e tij në Facebook, ai akuzon kryeministrin se po shmang përgjegjësinë për përmbytjet masive në vend dhe se po mbron interesat personale, duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Sipas Berishës, qëndrimi i Ramës ndaj drejtësisë tregon se ai nuk pranon vendimet e institucioneve të pavarura dhe se ky është, sipas tij, një apel për çdo shqiptar që të kërkojë largimin e kryeministrit nga pushteti sa më parë. Reagimi i Berishës u publikua pas deklaratave të Ramës të transmetuara nga Top Channel.

Leave a comment