Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Burime të besueshme bëjnë të ditur se tre persona dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të Jeton Buquku, duke e plagosur atë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Rasti po trajtohet në koordinim me Prokuroria kompetente, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Gazeta Sinjali njofton se do të publikojë detaje të reja sapo të konfirmohen.