Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit në Kosovë

Prokuroria në Ferizaj njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Ngjarja ndodhi natën e 1 prillit 2025 në Kaçanik, ku Lika u qëllua për vdekje në shkallët e pallatit ku banonte, teksa kthehej nga puna.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit (të identifikuar me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G) akuzohen për vrasje të rëndë, të kryer me përgatitje paraprake dhe armë zjarri, në bashkëkryerje me një të mitur, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të paktën 10 vjet burg, sipas Kodi Penal i Kosovës. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të gjashtë të dyshuarit deri në nisjen e gjyqit, ndërsa për të miturin, ndaj të cilit pretendohet se kreu vrasjen me ndihmën e të tjerëve, procedurat janë veçuar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment