Vuçiç këndon këngë çetnike live, “shpërthen” zyrtari i BE-së: Serbia nuk shkon në BE me këta njerëz

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve ku zyrtarë të lartë serbë shfaqen duke kënduar këngë çetnike në një program televiziv. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm figura të njohura të politikës serbe, përfshirë presidentin Aleksandar Vučić, kryeparlamentaren Ana Brnabić, ministrin e Brendshëm Ivica Dačić, si dhe Vojislav Šešelj.

Programi u moderua nga Dragan Vučićević, ndërsa sipas medias N1, “darkën” e kishte organizuar Dragan Ashanin, një vrasës i dënuar në vitin 1992.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Picula e cilësoi ngjarjen si një tjetër demonstrim publik të largimit të Serbisë nga vlerat e Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo sjellje nuk është befasi për ata që ndjekin politikën në Beograd. Sipas tij, këto pamje pasqyrojnë vazhdimësinë e një ideologjie që lidhet me regjimin e “Serbisë së Madhe”, i cili shkaktoi luftëra dhe vuajtje të mëdha në ish-Jugosllavi. Ai u shpreh se me figura dhe politika të tilla, Serbia nuk mund të ecë përpara në negociatat për anëtarësim në BE dhe shtoi se nuk pret as falje nga lidershipi serb, por kërkon një reagim më të ashpër nga Brukseli.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment