Pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air që do të udhëtonin sot nga Tirana drejt Ancona u përballën me një situatë kaotike në aeroport, pasi kompania kishte shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionit. Si pasojë, mbi 20 pasagjerë u kthyen mbrapsht, ndërsa të tjerë mbetën në pritje pa zgjidhje.
Sipas pasagjerëve, kjo praktikë është bërë rutinë për Wizz Air, si gjatë sezonit veror ashtu edhe në dimër. Ata shprehen të revoltuar, duke e akuzuar kompaninë për keqmenaxhim dhe duke e quajtur “hajdute të lekëve”, pasi udhëtarët mbesin pa vend në avion edhe pse kanë paguar biletën.
Denoncimi është publikuar nga JOQ, ku pasagjerët raportojnë tensione të forta në aeroport dhe thonë se stafi u ka komunikuar se situata është “normale” për kompaninë.