CNA ka publikuar prej katër ditësh përgjime nga Paraburgimi i Durrësit që lidhen me Erion Veliaj. Në to evidentohet gjuha e ashpër dhe kërcënuese e Veliajt ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, si dhe përpjekje për të ndikuar që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet në paraburgim. Sipas përgjimeve, Veliaj kërkon nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe vëllai Arbër Veliaj të aktivizojnë njohje (përfshirë Mero Baze dhe Gent Sula) për të ndaluar transferimin.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në bisedat e 21 dhe 24 shkurtit, Veliaj shpreh frikë nga një transferim në një IEVP “high security” në Tiranë, të cilin e quan “Alkatraz”, duke e cilësuar situatën si të padrejtë dhe “të ndyrë”.Më 8–9 mars, përgjimet tregojnë diskutime për kontratën me avokatë amerikanë dhe përgatitjen e argumenteve ligjore, si dhe për vizitën e Joshua Roberts në IEVP-në e Durrësit (e realizuar më 10 mars 2025), një ditë para seancës maratonë në Apelin e GJKKO. Roberts ka deklaruar se ishte konsulent ligjor dhe jo avokat, ndërsa në seancën e 11 marsit nuk u lejua të marrë pjesë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.