Një video e publikuar nga ish-vjehrra e një gruaje në Durrës ka shkaktuar reagime të forta, pasi shfaq tre fëmijë të mitur të lënë vetëm në banesë, në kushte të rënda papastërtie.
Në pamje dëgjohen komente të ashpra ndaj nënës së fëmijëve, ndërsa në shtëpi shihet rrëmujë, mungesë uji dhe tualet i papastruar. Ish-vjehrra hedh dyshime mbi kujdesin prindëror të Blerinës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për rritjen e fëmijëve.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!
Nga ana tjetër, Blerina, në një dëshmi për News24, e quan gjithë ngjarjen një kurth dhe mohon akuzat për braktisje. Ajo shprehet se është nënë e tre fëmijëve 5, 10 dhe 12 vjeç, e divorcuar prej pesë vitesh dhe punon si banakiere me të ardhura minimale, që mezi mbulojnë qiranë.
Sipas saj, fëmijët nuk janë braktisur kurrë dhe ajo kujdeset për ta sa herë që nuk është në punë, duke theksuar se njëri prej tyre ka pasur probleme shëndetësore serioze. “Jam nënë dhe do t’i mbroj fëmijët e mi. Nuk i lë dhe nuk do t’i lë kurrë në jetimore”, deklaroi ajo.