Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se në Shqipëri pritet një ndërhyrje ndërkombëtare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
I ftuar në emisionin “Terminal” në A2 CNN, me gazetaren Aurora Sulçe, Alimehmeti tha se ndërkombëtarët nuk mund të lejojnë që një vend anëtar i NATO të kontrollohet nga krimi, duke iu referuar dosjes së AKSHI-t si çështje e sigurisë kombëtare.
Sipas Alimehmetit, Rama në dukje paraqitet si pro-perëndimor, por në realitet është i orientuar drejt Lindjes, duke e cilësuar si ortak politik të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe duke përmendur nismën “Ballkani i Hapur”. Ai theksoi se NATO nuk mund të tolerojë një “hallkë të dobët” në zinxhirin e saj dhe se në Europën Lindore asnjë autokraci nuk është rrëzuar vetëm me votë të lirë. “Ky është vend i NATO-s dhe këtu do të ketë ndërhyrje, sepse kjo situatë nuk mund të lejohet”, u shpreh Alimehmeti.