Nga burgu te atentati në Rinas: A di Shullazi më shumë se sa thuhet?

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazi si deklarues pas vrasjes së Gilmando Dani në Rinas. Sipas gazetares Anila Hoxha, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që mund të kenë organizuar atentatin, i cilësuar deri tani si mafioz.

Marrja në pyetje pritet të zhvillohet në ambientet e paraburgimit 313, megjithëse ka dyshime se ai mund të mos japë informacion për grupin hetimor.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Gilmando Dani ishte liruar në vjeshtën e vitit 2024 dhe po kthehej nga Spanja, ndërsa më herët kishte qenë i dënuar si anëtar i grupit të Shullazit. Ai udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin kur u qëllua për vdekje, menjëherë pas mbërritjes në Rinas.

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë dëshmitë e disa personave të pranishëm në zonë, pasi dyshohet se grupi kriminal ka pasur informator në aeroport që ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment