Forcat e policisë kanë zhvilluar një aksion në Roskovec mbrëmjen e sotme, i cili ende nuk ka përfunduar.
Gjatë kontrollit të policisë janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar 2 kallashnikovë, dy granata, dy pistoleta, qindra fishekë dhe lëndë narkotike.
Bëhet me dije se ky aksion është rezultat i hetimeve të nisura një muaj më parë.