Tronditëse! Lea Ypi zbulon ç’doli nga dosjet për gjyshen, shkrimtarja zbardh prapaskenat

Lea Ypi, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, e quajti hyrjen në dosjen e gjyshes si një përballje mes një të panjohur dhe atij idealit që kishte krijuar.

Ajo rrëfen detajet tronditëse që zbuloi nga dosja për gjyshen.

Ypi theksoi se ishte plotësisht e përgatitur për këtë përballje dhe nuk hyri me idealin e gjyshes.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kur ndarja është pak e hershme, është ajo doza e idealizimit?

Ypi: Po, patjetër. Ne kërkojmë veten tonë më të mirë tek paraardhësit që kanë ndikuar në formimin, krijimin dhe në atë bosht njerëzor që ne mbartim me vete.

Prandaj ka kuptim të hysh në dosje, sepse është një përplasje kur ti ke krijuar një ide dhe ideal të dikujt që ke njohur dhe që ke qenë shumë afër, dhe papritmas përgatitesh për një takim me një të panjohur ose me dikë të njohur, por për ty të panjohur, dhe mund të zbulosh se kjo gjyshja ka kërcënuar jetën e të tjerëve, ka qenë bashkëpunëtore.

Unë isha plotësisht e përgatitur për këtë, nuk hyra me idealin e gjyshes. Ishte një pyetje e hapur, dhe kjo e bënte akoma më tronditëse eksperiencën.

Autorja shqiptare me famë botërore vjen me librin ‘Të Poshtëruar’, i cili në qendër të tij ka gjyshen e Leas, Leman Ypin. Shkak u bë një fotografi e gjyshes, Ninit, e cila u shfaq papritur në rrjetet sociale, ndërsa për Lean deri në atë moment ishte e panjohur. Kjo foto ishte shkëndija që bëri të mundur më pas që autorja të hulumtonte e studionte më tej duke sjell për publikun një roman që gërsheton momente historike me dialogje të imagjinuara.

Leave a comment