Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me mbi 100 kilogramë drogë, 30 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 80 kg hashash në një banesë në pronësi të tij.
Sipas medias italiane, operacioni u zhvillua të premten në mbrëmje në Val Vibrata, ku u arrestua një 33-vjeçar shqiptar me inicialet L.K. Në një shtëpi në pronësi të tij, oficerët gjetën mbi 100 kilogramë drogë, 30 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 80 kg hashash. U sekuestruan gjithashtu edhe mjete të ndryshme prerës.
Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një ditar që përmbante emra dhe numra telefoni, si dhe disa telefona celularë, të cilat u sekuestruan dhe do t’i nënshtrohen analizave për të zbuluar rrjetin e kontaktit të të arrestuarit.
Gjithashtu, sasia e madhe e mjeteve prerëse sugjeron se shtëpia mund të ketë funksionuar si një qendër përgatitore për shpërndarjen e drogës tek tregtarët vendas. Hetuesit shpresojnë të rindërtojnë rrjetin e trafikut edhe përmes analizës së ditarit dhe telefonave celularë të sekuestruar.
Top Channel