Trageti ankorohet me ndihmën e rimorkiatorëve në Portin e Vlorës për shkak të…

Kushtet e pafavorshme të motit kanë krijuar vështirësi në operimet detare në Portin e Vlorës. Trageti “European Star” ka arritur të futet në kalatat e portit me ndihmën e rimorkiatorëve, duke u ankoruar në mënyrë të sigurt.

Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të niset drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të nisë menjëherë. Me këtë linjë parashikohet të udhëtojnë rreth 1 mijë pasagjerë.

Gjatë ditës së nesërme do të informohen pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, për shkak të përkeqësimit të parashikuar të kushteve atmosferike.

Leave a comment