Policia e Korçës ka nisur hetimet për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë, ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.