E BUJSHME/ Ja politikanët që janë në “fije të perit”, SPAK gati listën me emrat, kush pritet të arrestohet?

Institucioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po intensifikon punën për të zbardhur disa nga çështjet më të ndjeshme që pritet të tronditin nga themelet pushtetarët e lartë.

Ndërsa na ndajnë pak ditë nga viti i ri 2026, që konsiderohet vendimtar për të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian, disa prej “dosjeve të nxehta” të SPAK janë drejt fundit të hetimeve dhe çështje kohe janë dhe fletë-arrestet.

SPAK në 2026 pritettë prangosë Frida Krifcën, ish-ministren e Bujqësisë dhe ish Drejtoreshën e AZHBR për të cilën hetimi tashmë i zyrtarizuar dhe nga zyra evropiane kundër mashtrimit (OLAF) po shkon drejt fundit.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.Bashkë me Krifcën, pritet të prangosen dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu edhe dosja e aferave në ushtri shumë shpejt pritet të shpërthejë në Prokurorinë e Posaçme.

Pas hekurave pritet të përfundojnë emra “VIP”. E rrezikuar në këtë mes është edhe ish-ministrja Olta Xhaçka, oligarku Artan Dulaku dhe disa gjeneralë të ushtrisë. SPAK mund të fundosë edhe ish-ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vërtetuar me prova për aferën e pajisjeve kirurgjikale dhe laboratorëve 130 milionë Euro; për vjedhjen e 32 milionë Euro ilaçe kur ishe Drejtore e QSUT dhe për korrupsionin me vlerë 610 milionë euro në tenderë.

Gjithashtu, hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve po hyjnë në një fazë të re, ku sipas raportimeve po shqyrtohet edhe arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Ai përmendet si një nga hallkat kyçe në procedurat dhe vendimmarrjet institucionale që lidhen me kontratat e inceneratorëve, skandal që i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit.

Pas dënimeve dhe arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të tjerë, SPAK duket se po ngjitet drejt niveleve më të larta të pushtetit në këtë dosje. Nga ana tjetër, e rrezikuara kryesore është Belinda Balluku dhe rrethi i saj më i ngushtë. Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv/kryeministren dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit kreu disa ditë më parë 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Në fokus të drejtësisë është dhe administrator i OSHEE, Enea Karakaçi, që thuhet se ndodhet në “fije të perit”.

Detajet

Po ashtu SPAK është drejt fundit të hetimeve dhe për hetimin pasuror ndaj ish-ministrit dhe deputetit Damian Gjiknuri. Ai është thirrur disa herë në SPAK, pasi emri tij lakohet në disa çështje sensitive, dukë përfshirë dosjen “McGonigal”, apo dhe inceneratorët. Gjithashtu operacione të mëdha janë duke u përgatitur të kryhen gjatë 2026 nga SPAK, ku në fokus të hetimit janë me personat të cilët mësohet se përmes aplikacionit “Sky” janë të implikuar në veprimtari kriminale.

Goditjet kanë në fokus dhjetëra punonjës policie, që kanë rënë në përgjimet “SKY”, nga ku kanë hyrë në kontakt me njerëzit e botës së krimit, duke i mbështetur dhe favorizuar në aktivitetet e tyre kriminale, që kanë shkuar deri në vrasje.

Po ashtu SPAK, po shkon drejt fundit të hetimeve dhe për dosjen voluminoze, e cila përmban përgjime të cilat dyshohet se ekspozojnë marrëdhëniet e ministrit Taulant Balla me anëtarë të botës së krimit.“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit për Ballën. Nga ana tjetër, i rrezikuar kryesor në SPAK është dhe ministri Pirro Vengu, i cili është në qendër të hetimeve të drejtësisë për mënyrën se si u menaxhua kontrata e operimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndërhyrë disa muaj më parë, duke sekuestruar dokumentacion dhe pajisje, ndërsa aksioni i urdhëruar nga SPAK synon të verifikojë rolin e Vengut kur ishte drejtor i APD gjatë nënshkrimit të kontratës.

Çështjet e tjera

Një ndër çështjet më të bujshme që kanë tronditur opinionin publik është ajo e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas shpërthimit në fabrikën e çmontimit të armëve. Pas viteve të zvarritjeve në sistemin e drejtësisë, duket se autoritetet po afrohen më pranë figurave kyçe të këtij skandali. Më i rrezikuar është deputeti Fatmir Mediu, por drejt fundosjes është dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit SaliBerisha, i cili është lakuar shpesh për përfshirje të dyshuar në marrëveshjet që çuan në tragjedinë e 2008-ës.

Burime të afërta me hetimin sugjerojnë se ai mund të merret i pandehur për rolin e tij në këtë aferë. Nga ana tjetër, një dosje që mund të çojë në arrestime të bujshme në vitin 2026është dhe dosja e 21 janarit. Pas 12 vjetësh, Gjykata Europiane e të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve. De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti.

SPAK ka ecur me ritme shumë të shpejta për të hetuar këtë dosje dhe brenda këtyre muajve kemi parë me dhjetëra persona që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Tashmë SPAK në 2026 pritet të konkludojë në akuza për njerëz konkretë. Nga ana tjetër figura të tjera si Flamur Noka, Luan Baçi dhe Belind Këlliçi janë nën hetim për pasuri të pajustifikuara e pastrim parash. Gjithashtu hetimet e prokurorëve vazhdojnë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, apo dhe Erion Veliajn, Ajola Xoxëndhe shumë bashkëpunëtorëve të tyre. Në SPAK situata është shumë e ndjeshme. Ka kërcënime, presione dhe mesa duket mbështetja e hapur e SHBA sinjalizon se asnjë nuk do t’ia hedhë paq.

Leave a comment