Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik për një rast të konstatuar të kontaminimit me bakterin Salmonella spp në një ngarkesë të produktit MDM pule të importuar nga Polonia.
Lajmi është bërë i ditur pas njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF).
