“Lum si këta që janë aty lart!”- Rama zbulon bisedën me ministren: Më tha “më vjen turp nga vetja kur ulem në Kuvend”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit për të diskutuar paqen fiskale, zbuloi edhe një bisedë me një kolege që u bë ministre, e cila i është shprehur se “i vjen turp nga vetja” kur ulet në sallën e Parlamentit, në vendin e kabinetit të qeverisë.

“Një kolege që u bë ministre duke qenë deputete, pas nja 3 muajsh thotë “sa herë ulem në atë pjesën lart të Parlamentit më vjen turp nga vetja, se ku isha aty poshtë mendoja lumsi këta që janë aty lart, por në fakt, nuk paska qenë kështu”, tha Rama, por pa e zbuluar emrin e minsitres.

Leave a comment