Rikthehen reshjet në të gjithë vendin, më pas.. Sinoptikania zbulon cfarë pritet 5 ditët në vijim me motin

Përkeqësimi i motit vijon gjatë orëve të natës dhe në pjesën e parë të mëngjesit të nesërm. Nga mesdita e së mërkurës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike, me reshje të izoluara dhe në sasi të pakta, kryesisht në jug dhe qendër. E enjtja dhe e premtja mbeten relativisht të qeta, ndërsa fundjava sjell mot stabël, me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por temperatura shumë të ulëta.

Sa i përket vlerave termike, sot maksimalja arrin rreth 16°C. Nesër në mëngjes shënohet një rritje e lehtë e temperaturave në zonat perëndimore, por në zonat malore minimumi zbret në -1°C. Mesdita e nesërme sjell rënie të lehtë të temperaturave, me maksimum rreth 15°C.

Mëngjesi i së enjtes sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, me vlera minimale deri në -3°C në verilindje dhe juglindje, ndërsa maksimumet mbeten rreth 15°C. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës, të ftohtit intensifikohet. Temperaturat minimale zbresin deri në -4°C në zonat e thella malore, ndërsa mesditat nuk ngjiten më shumë se 12–13°C të shtunën dhe 10–11°C të dielën.

Pas fundjavës, priten disa ditë shumë të ftohta, me temperatura që në zonat malore zbresin 7–8 gradë nën zero. Megjithatë, moti mbetet i qëndrueshëm, pa reshje, por me të ftohtë të theksuar.

Leave a comment