Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes” trondit Ramën. Ja çfarë ndodhi në tubimin e 35-të

Kryeministri Edi Rama festoi sot 62-vjetorin e lindjes në një ditë të pazakontë, ku protesta e 35-të radhazi u kthye në një demonstratë masive para Kryeministrisë, me pjesëmarrje qytetarësh nga Shqipëria dhe diaspora.

Tubimi nisi nga sheshi “Skënderbej”, ku mijëra protestues marshuan drejt godinës së qeverisë duke thirrur “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria e re” dhe “Diaspora është me ne”.

Në protestë u panë edhe flamuj amerikanë krahas atyre shqiptarë, ndërsa organizatorët e cilësuan pjesëmarrjen e emigrantëve si “mesazh solidariteti përtej kufijve”.

“Dhurata” simbolike për ditëlindje

Atmosfera e protestës u shoqërua me një seri simbolikash të forta, të cilat protestuesit i paraqitën si “dhurata për 62-vjetorin” e kryeministrit.

Një prej tyre solli një kostum burgu, sapun, miell dhe brisk, duke i shoqëruar me deklarata ironike për “urime me burg”.

Leave a comment