Tuneli sekret 22 metra, plani i “Gaxhait” për t’u arratisur nga burgu
Në shkurt të vitit 2005, një tentativë arratisjeje tronditi burgun “302” në Tiranë. Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, kishte organizuar një plan të guximshëm për t’u larguar nga qelia.
Një tunel rreth 22 metra i gjatë ishte hapur nga jashtë burgut drejt oborrit të tij. Por plani u zbulua kur dheu u shemb papritur dhe ekspozoi hyrjen e tunelit.