Konflikti mes motrave për shtëpinë në Tiranë
Një çift i moshuar nga Tirana, Zenel dhe Bafte Hyseni, rrezikuan të mbeteshin pa shtëpi për shkak të një konflikti familjar që zgjat prej vitesh. Çështja lidhet me një kredi të marrë në vitin 2011 nga kunati i tyre.
Sipas çiftit, kredia prej 40 milionë lekësh të vjetra u përdor për blerjen e banesës. Ata pretendojnë se e kanë paguar kredinë deri në vitin 2022, por konflikti me familjarët përfundoi në gjykatë.