Arratisja spektakolare nga burgu i Drenovës, si u futën armët me frigorifer
Arratisja e nëntorit 2013 nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës konsiderohet një nga skenarët më të organizuar në historinë e burgjeve shqiptare. Në qendër të planit ishte i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafilaj.
Sipas dosjes hetimore të publikuar nga gazetarja Klodiana Lala, armët u futën brenda burgut të fshehura në një frigorifer të përdorur. Pajisja u çmontua dhe armët u vendosën në pjesën e brendshme të saj para se të transportohej në ambientet e burgut.
Në arratisje morën pjesë 7 të dënuar, ndërsa jashtë burgut i priste një grup bashkëpunëtorësh. Megjithatë, plani nuk zgjati shumë, pasi të gjithë të arratisurit u kapën brenda pak ditësh.