PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Vendimi u bazua në raportin e hartuar nga pesë deputetët socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.
Sipas këtij raporti, nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të zëvendësuar masën aktuale të sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” me një masë më të rëndë si arresti.