Nëna e 16-vjeçarit të plagosur në Delvinë: E thirrën jashtë shkollës dhe e sulmuan me thikë
Gëzime Çavo, nëna e 16-vjeçarit që u plagos me thikë pas një konflikti pranë një shkolle në Delvinë, ka rrëfyer detaje për ngjarjen gjatë një interviste në emisionin Shqipëria Live.
Sipas saj, djali ishte thirrur jashtë shkollës nga disa bashkëmoshatarë dhe aty kishte nisur përplasja që përfundoi me plagosjen e tij.