Të shtënat në vend/ Policia jep detajet: Drejtuesi automjetit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasagjeri nxori armën dhe qëlloi në ajër

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me një incident me armë zjarri të ndodhur gjatë një operacioni policor në lagjen “Guerrile”. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:10 gjatë patrullimit të efektivëve në këtë zonë.

Sipas policisë, shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona brenda për kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme.

Gjatë ndjekjes nga policia, pasagjeri dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe vijon kërkimet për kapjen e pasagjerit.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim