“Trump na mashtroi dhe nuk e mbajti premtimin”, zyrtari i lartë iranian bën paralajmërimin e fortë

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se Irani është i përgatitur për një përballje të gjatë me Shtetet e Bashkuara. Deklarata u bë nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme në zyrën e Liderit Suprem në Teheran.

Gjatë një interviste për CNN, Kharazi tha se aktualisht nuk sheh hapësirë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Sipas tij, përvoja e negociatave të mëparshme me administratën e Donald Trump ka krijuar mosbesim të thellë në Teheran.

Ai theksoi se Irani mund të rrisë presionin ekonomik në rajon dhe paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe stabilitetin e vendeve të Gjirit.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim