Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për ndërtimet pa leje në Ranën e Hedhun
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale që lidhet me ndërtimet pa leje në zonën turistike të Rana e Hedhun në Shëngjin.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë çështje janë marrë të pandehur në total nëntë persona, të cilët dyshohet se kanë lejuar ndërtimin e një kompleksi pa leje dhe më pas kanë kryer procedura për ta legalizuar atë në kundërshtim me ligjin.