Mungesa e papritur Sokol Ballës nga emisioni Real Story në ABC News ka ngritur një seri pikëpyetjes, ku dyshohet se mund të jetë arratisur, pasi është larguar nga Shqipëria.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në ambientet mediatike, zhvillimet vijnë vetëm dy ditë pasi Sokol Balla është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Pas kësaj paraqitjeje, ai nuk është parë më në drejtimin e emisionit të tij të përjavshëm.
Mbrëmjen e së enjtes, “Real Story” u drejtua nga gazetari Emilian Islami, ndërsa ditët e tjera në program janë transmetuar ritransmetime, një praktikë që zakonisht përdoret kur një emision përballet me mungesë të përkohshme të moderatorit ose ndryshime në redaksi.
Burime brenda televizionit konfirmojnë se Sokol Balla ka kërkuar mundësinë që emisionin ta drejtojë në mënyrë virtuale nga e hëna, duke ngritur dyshime të forta se nuk do të kthehet më në Shqipëri.