Eksperti jep lajmin e madh, ja sa minuta i duhen NATOS ta “fikë” në ajër

Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi

Gjenerali Ded Prenga, i ftuar në emisionin “Terminal” të gazetares Aurora Sulçe në A2 CNN, foli për tensionet në Lindjen e Mesme dhe ndikimin që mund të kenë edhe në vendet e rajonit. Ai theksoi se në situata të pasigurta ndërkombëtare qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgatitur.

Sipas tij, përgatitja nuk do të thotë panik, por planifikim i arsyeshëm për raste të paparashikuara. Prenga theksoi se familjet duhet të mendojnë për furnizime bazë dhe për mundësinë që zinxhiri i furnizimit të mallrave të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare.

Ai shtoi se Shqipëria është një vend që varet shumë nga importet dhe çdo krizë globale mund të reflektohet shpejt në treg. Për këtë arsye, ai sugjeroi që qytetarët të kenë gjithmonë një rezervë të vogël ushqimore në shtëpi.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim