Londrimi zbulon mesazhin e veçantë nga Demet Ozdemir
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrim Mekaj, ka ndarë një moment interesant pas përfundimit të spektaklit. Ai tregoi se një nga surprizat më të bukura për të ishte një reagim nga aktorja e njohur turke Demet Ozdemir.
Gjatë një interviste në emisionin “Prive” në Klan Kosova, Londrimi rrëfeu se pas përfundimit të spektaklit ajo e kishte ndjekur në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky moment e bëri të ndihej shumë i vlerësuar, pasi bëhet fjalë për një figurë shumë të njohur në botën e televizionit.