Motoristët e Wolt mbushin në rrugët e Tiranës
Një grup i madh korrierësh të platformës së shpërndarjes së ushqimit Wolt kanë dalë në protestë në rrugët e Tiranës. Ata kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe kundërshtojnë uljen e tarifave të pagesës.
Protestuesit marshuan me motorët e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke rënë borive vazhdimisht për të tërhequr vëmendjen ndaj kërkesave të tyre.