Aksident i frikeshëm në vend, makina përfundon në kanal (Foto)

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Vlorë, në aksin që lidh autostradën Vlorë–Fier me rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra më poshtë, në anë të një kanali pranë segmentit rrugor. Për fat të mirë, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale në automjetet e përfshira.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet për të menaxhuar situatën dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve dhe për të parandaluar incidente të ngjashme në këtë segment rrugor.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim