Trondit Klodiana Lala per shkarkimin e kreut te policise: Ishte i lidhur me kriminelet e…

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë emisionit “Kjo Javë” në News24, duke zbuluar disa nga prapaskenat që sipas saj çuan në largimin e tij nga detyra.

Sipas Lalës, hedhja e molotovëve drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha gjatë protestës së fundit të opozitës u përdor si një pretekst politik për shkarkimin e Prodës.

Ajo kujtoi se protesta e opozitës përfshiu një marshim drejt institucioneve kryesore të vendit, ku një nga ndalesat ishte edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa gjatë saj pati akuza nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Prodës për lidhje me botën e krimit.

“Dihet se si ka ikur. U gjet një pretekst për hedhjen e disa molotovëve te ish-vila e diktatorit Hoxha gjatë protestës së opozitës. Por në fakt kishte një pakënaqësi të madhe ndaj tij”, u shpreh Lala.

Sipas saj, Proda kishte firmosur një sërë transferimesh dhe uljesh në gradë brenda Policisë së Shtetit, gjë që kishte krijuar tensione dhe pakënaqësi të shumta.

Gazetarja theksoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama kishte kohë që synonte largimin e tij dhe se ngjarja e protestës thjesht u përdor si moment për ta realizuar këtë vendim.

Ndërkohë, sipas Lalës, pas largimit të Prodës nga detyra, drejtuesi i ri Sokol Bizhga ka nisur një proces ndryshimesh në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar një nga një të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë apo që konsiderohen si të lidhur me të”, u shpreh ajo.

Lala shtoi se janë kryer edhe transferime të shumta në strukturat e policisë, në një përpjekje për të riorganizuar institucionin dhe për të korrigjuar vendimet e marra gjatë drejtimit të mëparshëm.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim