Ditën e sotme SPAK përveç 10 të dënuarve për grupin që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe Europës, ka identifikuar edhe 5 anëtarë të tjerë të grupit.
Mes tyre edhe Aldi Zonja, i arrestuar në nëntor të vitit 2024 pas aksionit të SPAK, i cili do të gjykohet për 2 raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, për atë të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit dhe për atë të laboratorit në Qerrekë të Fushë-Krujës.
37-vjeçari Zonja, siç mësoi edhe Report Tv, kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
Gjatë kësaj kohe dyshohet se ai ka krijuar edhe lidhjet me trafikantët për të organizuar këtë skemë të mirëfilltë të trafikut të kokainës.
37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe si një prej anëtarëve të këtij grupi, shfaqte në rrjetet sociale një jetë luksi.
“Kriza klimatike po ndryshon thellësisht detin, shoqëritë dhe mënyrën si jetojmë
Dhurata në moment të fundit? Ja çfarë mund të blesh për 7 dhe 8 Marsin
“Kriza klimatike po ndryshon thellësisht detin, shoqëritë dhe mënyrën si jetojmë
Jakuzi në breg të detit, ski, pjesë e dasmave të shtrenjta, nga ku ka ndarë edhe një foto me Artion Çaushllarin. Edhe ky i fundit ka rënë në pranga dhe është pjesë e kokave kryesore të grupit që drejtonin skemën e trafikut.
Ndërkohë, nga operacioni i SPAK asokohe në pranga ra edhe Baki Huqi, 43 vjeçar. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën./Shqiptarja