Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet drejt rajonit të Lindjes së Mesme, për shkak të situatës së tensionuar dhe të paparashikueshme në zonë.
Në një njoftim zyrtar, ministria thekson se zhvillimet e fundit në rajon, mes tensioneve që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin, e bëjnë situatën të paqëndrueshme dhe potencialisht të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve.
Për këtë arsye, i bëhet apel shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet drejt vendeve të Lindjes së Mesme deri në stabilizimin e situatës.
Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim apo udhëzim të ri lidhur me udhëtimet drejt kësaj zone.
NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.
Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.