Seanca për Epopenë e UÇK-së, Kurti s’i flet Osmanit

Seanca për Epopenë e UÇK-së, Kurti s’i flet Osmanit

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca solemne për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një nga ngjarjet më të rëndësishme për historinë dhe kujtesën e luftës çlirimtare.

Megjithatë, që në fillim të kësaj seance është vërejtur një moment që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë parë të distancuar nga njëri-tjetri gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit.

Sipas pamjeve nga ceremonia, Kurti nuk e ka përshëndetur Osmanin në momentin kur hyri në Kuvend, gjë që është komentuar si shenjë e raporteve të ftohta mes tyre.

Raportet mes dy liderëve janë përfolur edhe më herët, ndërsa së fundmi situata është përmendur sërish në kontekstin politik, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk e propozoi Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në postin e presidentes.

Seanca solemne për Epopenë e UÇK-së po vazhdon me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, deputetëve dhe personaliteteve të tjera publike.

 

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim