Nga mbledhja e Kryesisë e cila zgjati vetëm 30 minuta, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zgjedhje brenda partisë.
Mësohet nga takimi se zgjedhjet pritet të mbahen në muajin Qershor.
Kreu i qeverisë ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë intensifikim të punës në terren, bashkëpunim me mbështetësit socialistë në diasporë dhe takime më të shpeshta me qytetarët.
Në mbledhje ishte e pranishme edhe deputetja dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila u shkarkua së fundmi nga posti drejtues në qeveri.