Tjetër ngjarje e rëndë, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me mbidozë ilaçesh

Një 17-vjeçare ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Korçës, pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se, ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa nga burimet mësohet se e mitura ka dashur që t’i japë fund jetës me mbidozë ilaçesh, shkruan Top Channel.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen 18. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme.

Policia ndodhet në spital për të bërë hetimet lidhur me shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti.

Popular News

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim